Kryeministri i Kosovës që është për sot u prit nga Angela Merkel ë Bruksel, tha se para saj është zotuar se Kosova do ta themeloj Gjykatën Speciale.
“Ishte një vizitë shumë e suksesshme, Një pritje e përzemërt, kemi biseduar tema dhe cështje jetike për Kosovës, për integrimin. Është një prej vendeve kye, jo vetëm të BE-së por në sferën ekonomike botërorë që mund të luaj rol të rëndësishëm në zhvillimin e Kosovës. Ne duhet të kemi parasysh që gjermania ka qenë shumë parimore në raportet meS erbinë, kërkesat ndaj saj dhe që të plotësoj kërkesat e saj. Ne kemi marrë detyrime jo vetëm nga Gjermania por edhe nga BE, që ta themelojmë Specialen. Ne jemi zotuar se do ta bëjmë këtë, duke respektuar edhe vendimin e Kuvendit”, tha ai, transmeton RTK.
Mustafa foli edhe për temat dhe kërkesat tjera të Merkelit për Kosovës, por sqaroj se nuk ka diçka eksplicite në këtë drejtim.
“Ndërkohë edhe dialogu ishte njëra nga kërkesat. Të luftojmë krimin, korrupsionin sepse shteti ndryshe nuk ndërtohet. Ndonjë eksplicit nuk na është dhënë, por është paraqitur qëndrimi i Gjermanisë se ne duhet të punojmë më shumë në fushën e zhvillimit ekonomik, liberalizimit të vizave, integrimit dhe krijimit të Gjykatës Speciale”, tha ai.
Mustafa për dialogun tha se marrëveshjet e dala nga ky proces, do të jenë brenda Kushtetutës së vendit.
“Kompromisi në aspektin e saj, është se kur të bësh dialog, dy palët janë të gatshme të bëjnë kompromise. Sa i përket Asociacionit dhe temave tjera, po punojmë që ti përmbahemi Kushtetutës dhe zgjidhja të jetë e qëndrueshme”, tha kryeministri.