Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se vendi është ende larg përmbushjes së standardeve të konsumatorëve.
Ai është zotuar se qeveria që ai drejton, do të bëjë çfarë është e mundur që konsumatorët kosovarë “të gëzojnë të drejtën e përmbushjes së nevojave bazë, të drejtën e zhdëmtimit, të drejtat për edukimin e konsumatorëve dhe të drejtën për një mjedis të shëndetshëm”.
“Me të drejtë është ngritur shqetësimi për rrezikun nga produkte të dyshimta dhe me afat të skaduar, që shumë herë mund të gjenden në tregjet e Kosovës. Pa paragjykuar rezultatet, ju siguroj se qeveria që unë drejtoj do të dëgjojë ankesat e konsumatorëve dhe do të këmbëngulë për t’u siguruar që konsumatori kosovar të ushqehet dhe shërbehet me furnizim që plotëson standardet më të mira evropiane”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.
Komentet vijnë në Ditën Ndërkombëtare të Konsumatorëve.
Lexoni edhe këtë.