Mustafa i LDK-së për deklaratën “blejeni vetë rrymën” të kreut të ZRrE-së: Tri herë shtrenjtim, dhe ofendojnë qytetarët

E publikuar: 24/03/2025 15:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ofendim ndaj qytetarëve, e ka parë Besian Mustafa i Lidhjes Demokratike të Kosovës, deklaratën e kryetarit të bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu “gjejeni rrymën vetë më lirë dhe blijeni”.

“Shiheni qasjen e kryetarit të ZRrE-së! Nën këtë qeveri është shtrenjtuar rryma 3 herë dhe i ofendojnë qytetarët “bëni qare more, blejeni ma lirë vet qy!”. Fort mirë”, shkroi Mustafa.

Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji Elektrike, Ymer Zejnullahu ishte cinik, kur në Euro n’T7 të premten foli për shqetësimet e qytetarëve lidhur shtrenjtimin e paralajmëruar të rrymës për 15%.

Duke vënë në dukje se ata nuk kanë alternativë tjetër përveçse t’i pranojnë tarifat e reja nga 1 prilli, ai u tha qytetarëve se mund të negociojnë me furnizues të tjerë privat, nëse mund të gjejnë “çmime më të favorshme”.

“Kjo është kosto e sistemit. Ne e kemi edhe një mundësi tjetër: qytetarët, i kishim lutë të gjithë ata qytetarë që kanë.. si me thënë… ky është detyrim i ZRRE-së me e përcaktu këtë çmim për qytetarët për shtëpiakët dhe bizneset e vogla. Mirëpo 100% e qytetarëve kanë të drejtë me shku me negociu me cilindo investitor privat ose furnizues i cili është i licencuar nga ZRRE-ja çmime, nëse konsiderojnë që gjejnë më të favorshme sesa këto që janë të përcaktuara nga ana e ZRRE-së. Prandaj, i lusim qytetarët që të kenë”, tha Fejzullahu.