Mustafa: I kemi numrat për formimin e qeverisë, emrat e ministrave nuk janë diskutuar

E publikuar: 28/04/2020 15:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka folur para takimit me të parin e Nismës, Fatmir Limaj.

Para mediave, Mustafa ka thënë se koalicioni i ri qeverisës i ka numrat në Kuvend, shkruan lajmi.net.

Mustafa po ashtu bëri të ditur se nuk janë diskutuar ende emrat e ministrave.

“Ne jemi duke biseduar. Unë s’kam qenë i përfshirë drejtpërdrejtë në këto negociata por ka qenë kandidati për kryeministër. Edhe ai është sot këtu dhe me të do të bisedojmë se deri ku kemi arritur. Sidoqoftë, negociatat i bën ekipi në krye me Avdullah Hotin”, ka thënë Mustafa.

Ndërkaq më herët gjatë ditës shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi bërit të ditur se detajet e fundit të koalicionit pritet të përmbyllen deri nesër, teksa një ditë më vonë do të dërgohet emri i mandatarit tek presidenti.