Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, u ka bërë trhirrje Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt që të mos bëhen pjesë e shkatërrimit të institucioneve. Ai thotë se opozita, hakmarrjen kundër tij duhet ta ruajë “me vota në zgjedhje”. “Opozitën, shkaku i këtyre sjelljeve nuk po e përkrah asnjë vend dhe asnjë organizatë ndërkombëtare”, ka deklaruar Mustafa.
“Këtë nuk duhet ta lejojnë as Ramushi e as Fatmiri, se kanë luftuar për këtë vend dhe kanë sakrifikuar rrastë”m është shprehur Mustafa në një intervistë për “Epokën e Re”.
Ai ka thënë se është i gatshëm për dialog me opozitës, por që ky dialog, sipas tij, duhet të ndodhë në Kuvend.
Duke folur për veprimet e opozitës, Mustafa ka thënë se tani po bëhet një opozitarizëm i pakuptimtë, që nuk përkon me demokracinë.
Pavarësisht kundërshtimeve të opozitës, ai thotë se nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje.
“Dorëheqja është sinonim i dështimeve”, ka thënë Mustafa.
Sipas tij, koalicioni është stabil dhe nuk ka nevojë për zgjedhje të reja.
“Zgjedhjet do të ndodhin në vitin 2018”, është shprehur Mustafa.