Koalicioni qeveritar PDK-LDK-Lista Srpska, ka pasur një marrëveshje kur kanë lidhur këtë koalicion, ku ndër të tjera specifikohet zgjedhja e Hashim Thaçit president i vendit, në vitin 2016, pasi t’i përfundon mandati presidentes së deritashme, Atifete Jahjaga.
Mustafa në një intervistë për DW ka thënë se është i bindur që votat për zgjedhjen e Thaçit president janë siguruar, transmeton Koha.net.
Ai madje fol edhe për grupin e deputetëve të LDK-së që kundërshtojnë këtë zgjedhje.
“Ka zëra, është një numër shumë i kufizuar i deputetëve nga grupi parlamentar i LDK, por ata nuk e rrezikojnë fare zgjedhjen e zotit Thaçi për president”, ka thënë Mustafa.
Mustafa potencoi në fund se zbatimi i marrëveshjes së koalicionit do të jetë i sigurt.