Mustafa: Grupet e Vuçiqit nuk mund të sjellin pikëpyetje për pavarësinë e Kosovës

E publikuar: 27/05/2023 17:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa ka shkruar se nuk mundet askush dhe aq më pak grupet e organizuara si të “moderuara” të Vuçiqit të sjellin pikëpyetje në modelin e suksesit, Pavarësinë e Kosovës.

Mustafa duke iu uruar fillim të mbarë kryetarëve të zgjedhur në Komunat Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, ka shkruar në Facebook, se përkrahja dhe kritikat që vijnë nga miqtë tonë në përgjithësi, SHBA në veçanti janë të mirëpritura dhe ndihmojnë gjithanshëm vendin tonë.

Postimi i plotë i Mustafës:

Urime Kryetarve të Komunave të Veriut të Kosovës!

U deshën 25 vite që komunat e veriut të Kosovës, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi e Zubin Potoku të përzgjedhin kryetarët e tyre në rrethana demokratike dhe me votën e legjitime .

Këto zgjedhje ishin të mirë koordinuara me vendet e Kuintit dhe në veçanti me ShBA-të, duke shtuar besueshmërinë e procesit të zgjedhjeve në këto komuna.

Përkrahja e miqëve tonë është shumë e mirëpritur, dhe si e tillë prodhon siguri të shtuar në këto hapësira të cilat për një kohë të gjatë vuajnë nga mungesa e rendit dhe ligjit.

Jemi të bekuar se me miqtë tanë do të ndertojmë modelin e suksesit , Pavarësinë e Kosovës qe është projekt i përbashkët i vendit tonë me vendet e Nato-s të prira nga SHBA…

Nuk mundet askush dhe aq më pak grupet e organizuara si të “moderuara” të Vuçiqit të sjellin pikëpyetje në modelin e suksesit, Pavarësinë e Kosovës…

Përkrahja dhe kritikat që vinë nga miqtë tonë në përgjithësi, SHBA në veqanti janë të mirëpritura dhe ndihmojnë gjithëanshëm vendin tonë.

Gëzuar dhe fillim i mbarë kryetarëve të zgjedhur në Komunat Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.

Urime