Memoriali ‘Heroinat’ është si mirënjohje sublime për të gjitha sakrificat e femrave përgjatë gjithë historisë shqiptare, tha kryeministri Isa Mustafa në ceremoninë e inaugurimit të saj.
Sipas Mustafës, gratë e Kosovës, në kushte tmerrshmit të renda, gjatë luftës kujdeseshin për fëmijët, pleqtë dhe të plagosurit.
“Kjo vepër është nderim edhe për sakrificën e vajzave që luftuan me ndere por edhe për gratë e dhunuara”, tha kryeministri.
Sipas Mustafës, historia jonë është shumë e pasur me emra grashë heroina. Një nga to sipas kryeministrit është edhe Gonxhe Bojaxhiu – Nenë Tereza, që e sipas tij që na bënë të ndihemi krenarë që në i dhuruam botes një personalitet si ajo.
Pas fjalës së kryeministrit, ai së bashku me presidenten Atifete Jahjaga dhe iniciuesin e këtij memoriali, deputeten Alma Lama e bënë zbulimin e saj.