Mustafa godet Opozitën: Ua përmend diktaturën, pasurinë dhe pallatet në Prishtinë

16.04.2015 23:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mustafa godet Opozitën: Ua përmend diktaturën, pasurinë dhe pallatet në Prishtinë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa nuk e ka fort problem te reagoj edhe në orë të vona të natës. Ai para pak minutash pemës një statusi ne Facebook ka hedhur një mori kritikash ndaj opozitës. Mustafa atyre u ka përmendur diktaturën e brendshme, pasuritë e pallatet. I pari i qeverisë po ashtu ka thënë se protesta e tyre po bëhen për ta ç’kapur shtetin e për ta kapur vet. “..shtrohet pyetja, a mund ta ç‘kapin shtetin ata që e ngulfatën Prishtinën me militantë partiak, duke lënë pa punë shumë biznese të ndërtimit dhe mijëra punonjës që punuan në veprimtari të lidhura me ndërtimet dhe infrastrukturën. A mund ta bëjnë këtë punë ata, të cilët ua instalojnë mikrofonat dhe kamerat militantëve të tyre partiak, për të montuar skena në laboratorët e tyre informative”, ka shkruar Mustafa
Ky është postimi i plotë i Mustafës:

Duhet të na dhimbset ky shtet yni, të cilin njerëzit nuk mendojnë si ta qeverisin, por si ta “ ç‘kapin” për ta kapur. Unë nuk e mohoj faktin se disa segmente të shtetit janë kapur në forma të ndryshme, se janë krijuar rrjete, të cilat lypset kohë më e gjatë për ti zhbërë. Por, shtrohet pyetja, a mund ta ç‘kapin shtetin ata që e ngulfatën Prishtinën me militantë partiak, duke lënë pa punë shumë biznese të ndërtimit dhe mijëra punonjës që punuan në veprimtari të lidhura me ndërtimet dhe infrastrukturën. A mund ta bëjnë këtë punë ata, të cilët ua instalojnë mikrofonat dhe kamerat militantëve të tyre partiak, për të montuar skena në laboratorët e tyre informative. A e bëjnë këtë punë ata që merren me spektakle të dorëzimit të lëndëve të ndryshme në prokurori, kurse në të njëjtën kohë lëshojnë leje ndërtimi për të njëjtat dosje. Ata, që nuk e filluan asnjë punë që ua premtuan qytetarëve të këtij vendi. A kanë kredibilitet se do të shkëpusin rrjetin e kapjes së shtetit ata që me çdo kusht, pa marrë para sysh votën e qytetarit, duan të qeverisin me vendin.

Të gjithë neve na njohin qytetarët e këtij vendi, kush dhe ku po qeverisë, kush dhe kurë ka qeverisur, cilët kanë qenë ministrat e drejtorët e tyre në mandate të caktuara të qeverisjes, cilat kanë qenë aferat?? Qytetarët e këtij vendi kanë memorie. Ata mbajnë mend më mirë sesa ne mendojmë. Qytetarët mund të kenë halle, të jenë të pakënaqur dhe ata e meritojnë të adresojnë pakënaqësitë e tyre. Por ata nuk e kanë standardin e atyre që iu prijnë, prandaj do të ishte mirë ti pyesin: eh…. kah i bëtë gjithë këto pasuri ju që po na prini në ç‘kapje të shtetit. Sa shtëpi, sa banesa, sa aksione keni në emrin tuaj e në emra të tjerë; sa prona keni privatizuar, sa pallate keni në lagjet më të shtrenjta të Prishtinës dhe të qyteteve e fshatrave të tjera dhe kah i morët këto para? Kush janë familjarët tuaj dhe ku punojnë ata?

Këto pyetje nuk vlejnë vetëm për ata që po thonë se është kapur shteti dhe se shtetin duhet ç‘kapur. Vlejnë për të gjithë. Sidomos për ata që kanë vënë rrjetet për kohë të gjatë në shumë institucione, diktojnë dhe vjelin në hije.

Asnjëri nga ne nuk e kemi monopolin e së vërtetës. Deputetë, qeveritarë, prokurorë, gjykatës, drejtorë të agjensioneve, punonjës të policisë, menaxherë të firmave publike, zyrtarë të prokurimeve, pjesëtarë të shërbimeve informative, të gjithë kemi nevojë ta pyesim veten nëse po sillemi dhe po veprojmë sipas ligjit. Nëse të gjithë neve e respektojmë ligjin, qytetarët nuk kanë nevojë të shkojnë prapa askujt për ta ç‘kapur shtetin, ai ç‘kapet vet.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Policia gjen sërish armë e municion në një fshat të Zubin Potokut

Policia gjen sërish armë e municion në një fshat të Zubin Potokut

Erdogani u dhuroi liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara

Erdogani u dhuroi liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara

Haradinaj: Kosova të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim

Haradinaj: Kosova të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim

Nga 14 korriku, “Giveaway”-t hyjnë nën rregulla ligjore: kërkohet leje dhe pagesë e tatimit 18%

Nga 14 korriku, “Giveaway”-t hyjnë nën rregulla ligjore: kërkohet leje dhe pagesë e tatimit 18%

Shefi i NATO-s thotë se komentet e Trump janë si ‘grindje familjare’

Shefi i NATO-s thotë se komentet e Trump janë si ‘grindje familjare’

Haxhiu takohet me Spancen, diskutojnë për ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale

Haxhiu takohet me Spancen, diskutojnë për ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale

S’ka fluks të madh të pritjeve të mërgimtarëve nëpër kufi

S’ka fluks të madh të pritjeve të mërgimtarëve nëpër kufi

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane