Mustafa godet deputetët e LDK-së që munguan në Kuvend: U frikësova se janë zënë peng në çadrat e VV-së

E publikuar: 27/02/2016 09:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar ndaj deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët dje nuk ishin në Kuvend, duke thënë se frikësohej mos janë zënë peng në çadrat e Vetëvendosjes.
Mustafa ka shkruar në rrjetin social Facebook se dikush i tha se deputetët e partisë së tij i kanë frikësuar, kurse tjetri i tha se kanë fluturuar për të marrë udhëzime në çadrat e verës australiane.

Lexojeni postimin e plotë të Mustafës në Facebook:

“Dje, derisa VV po bënte terror mbi institucionet e Republikës së Kosovës, derisa ma sulmonin shtëpinë me shishe molotovi, pyeta ku janë edhe disa deputet që kanë marrë vota në emër të LDK-së, sepse nuk shiheshin se janë me shumicën e kolegëve të tyre. Frikohesha se janë zënë peng në çadrat e VV. Por, jo! Dikush më tha se i kanë frikësuar, e tjetri se kanë fluturuar, me marrë udhëzime në çadrat e verës australiane. Kryesorja që janë gjallë! Ata që e respektuan votën e qytetarëve ishin në Parlament. Nuk u frikësuan” (sic), ka shkruar Mustafa.