Gjykata Speciale nuk do të merret me UÇK-në, e as nuk do ta dëmtojë imazhin e saj për luftën e pastër.
Kjo gjykatë do të merret me individët që dyshohen të kenë bërë krime. Kështu deklaroi kreu i Qeverisë Isa Mustafa, i cili ripërsëriti se Gjykata Speciale do t’i heqë dyshimet për UÇK-në.
Këto komente kryeministri Isa Mustafa i bëri pas takimit me kryetaren e Gjakovës, Mimoza Kusari Lila. Mustafa tha se sapo të kalojnë ligjet në Kuvend, Qeveria do të trajtojë në veçanti kërkesën e Komunës së Gjakovës për hapësirat për zonën industriale, reformën ekonomike, ligjin për ndërmarrje publike dhe planet e Qeverisë për përmirësim të ligjit për investimet e huaja.
Ndërsa kryetarja e Gjakovës, duke vlerësuar vizitën e parë të Isa Mustafës në detyrën rolin e kryeministrit, tha se me një bashkëpunim dhe bashkërendim të aktiviteteve nga të gjitha nivelet, zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik është i mundur në mënyrë të barabartë në gjithë Kosovën, transmeton televizioni publik.
Gjithashtu, i shoqëruar edhe nga ministri i Financave dhe ai i Mirëqenies Sociale, kryeministri mori pjesë edhe në shënim të 25-vjetorit të themelimit të degës së LDK-së, në këtë komunë. Ai para tyre shprehu nevojën e forcimit degës së LDK-së në Gjakovë me synimin që në zgjedhjet e ardhshme lokale subjekti i tij politik të qeverisë këtë komunë, raporton koha.net.
Në shënim të këtij përvjetori, dega e LDK-së në Gjakovë nderoi me mirënjohje për kontribut disa nga anëtarët më të vjetër të këtij subjekti.