Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa në një konferencë për media ka thënë se qytetarët e Kosovës, zgjidhje të vetme reale dhe shpresë reale e kanë LDK-në, raporton Ekonomia Online.
Ai ka thënë se energjia dhe entuziazmi në terren po tregojnë se qytetarët janë për ndryshimin.
Mustafa ka bërë të ditur se LDK-ja sot është në fushatë në takim me banorët e Istogut, Rugovës së Pejës, pastaj dhe në Prishtinë ku mban takim në Dega I Prishtinë, si dhe takim me banorët e Bardhit të madh, dhe ata të fshatit Llukar.
“Kjo agjendë nënvizon përkushtimin e LDK-së për të takuar qytetarët në çdo anë të Kosovës”, tha Mustafa.
Ai ka theksuar se LDK-ja është alternativa e vetme për të sfiduar dështimet e qeverisë aktuale.
“LDK-ja ofron zgjidhje reale dhe shpresë reale”, tha Mustafa.