Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa përmes një postimi në facebook ka shkruar lidhur me takimin e tij me kryeministrin serb në Bruksel, ku sipas tij me punë dhe përkushtim do të zgjidhen problemet.
Ja postimi i tij i plotë
Dje përmbyllëm nje dite te ngjeshur te dialogut me Serbinë ne Bruksel. Për shume tema qe i trajtuam është punuar gjate nga ekspertet tanë, te cilet me përgjegjësi te plote po mbulojnë fushat e tyre. Këtu nuk ka orar, punohet ne orën dy te mëngjesit, sikurse ne dhjete te ditës. Ekziston përkushtimi i te gjithëve qe te zgjidhim problemet, te cilat na mbajnë peng gjate këtyre gjithë viteve te pas luftës e ti kthehemi perspektives tone zhvillimore dhe integruese. Do te vazhdojmë me 29 qershor kur, pas punës se eksperteve ne sqarimet ligjore e kushtetuese te shume ceshtjeve te hapura karshi orientimeve te qarta politike, do te bëjmë përpjekje te përmbyllim disa nga marrëveshjet, përkatësisht parimeve te përgjithshme për disa cheshtje kapitale për vendin tone. Im