Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa dhe kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq kanë shtrënguar duart në nisjen e Forumit Ekonomik të Vjenës që po zhvillon punimet në Tiranë.
Në këtë forum të nivelit të lartë, marrin pjesë kryeministrat e vendeve të rajonit, liderë të vendeve të BE-së, udhëheqës të lartë të Bashkimit Evropian, si dhe personalitete të shquara evropiane dhe më gjerë, transmeton Telegrafi.
Në këtë forum do të jetë po ashtu edhe kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski.