Mustafa e Thaçi qortojnë opozitën

15.04.2015 16:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mustafa e Thaçi qortojnë opozitën

Qeveria e Kosovës ka ashpërsuar gjuhën politike në raport me opozitën në prag të protestës së paralajmëruar për datën 18 prill në Prishtinë.

Kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendësi i parë i tij, Hashim Thaçi kanë akuzuar liderët opozitar se po duan të krijojnë tensione në vend me qëllim të krijimit të rrethanave politike për të ardhur në pushtet.

Zgjidhja e problemeve në Kosovë arrihet përmes institucioneve dhe jo rrugëve, ka deklaruar kryeministri Isa Mustafa duke iu referuar paralajmërimeve të tri partive opozitare për organizimin e protestave.

“Shprehi bindjen time, besoj edhe të Qeverisë së Kosovës se problemet aktuale duhet t’i zgjidhim brenda institucioneve të Republikës së Kosovës. Do t’i zgjidhim me vullnetin e qytetarëve dhe se ky vullnet është treguar në zgjedhjet e fundit dhe qytetarët e kanë pranuar votën e lirë si instrument kryesor demokratik”, ka deklaruar Mustafa.

Një përgjigje opozitës i ka dërguar edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, lider i Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai ka vlerësuar se opozita po përpiqet që me dhunë të vij në pushtet, duke injoruar, sipas tij, votën e qytetarëve të Kosovës.

Protestat e 18 prillit, sipas Thaçit janë një mesazh i keq në prag të vendimit të institucioneve të Kosovës për përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare rreth themelimit të Gjykatës Speciale për krimet e luftës.

“Të krijohet një situatë tensionuese në Kosovë, është përpjekje për të mos pasur sukses Kosova në këtë proces që kemi dhënë si garanci edhe Kuvendi i Kosovës, për partneritet me BE-në dhe SHBA-në. Duhet kuptuar të gjithë se pushteti fitohet me votë legjitime e popullore dhe jo me metoda të revolucioneve proletare”, ka thënë Thaçi.

Në anën tjetër, liderët e opozitarë kanë kundërshtuar deklaratat e krerëve të qeverisë së Kosovës, duke u zotuar se protesta e 18 prillit do të jetë paqësore.

Ndërkaq, në lidhje me kërkesat kryesore, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj mendon se partitë në pushtet kanë uzurpuar shtetin, duke numëruar shumë arsye për të cilat, sipas tij, duhet protestuar.

“Do të protestohet me dinjitet, në mënyrë paqësore, do të jetë masovike. Edhe vërtetë, që është tepruar është tepruar nga shkalla e kapjes së shtetit, nga keqpërdorimi dhe abuzimi me qytetarin, çmimi i rrymës që është shumë i shtrenjtë, pastaj me temat që i kemi cekur dhe që kanë ndikim direkt në jetën e qytetarëve”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkaq kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri, përmes një postimi të tij në rrjetin social Facebook ka shkruar se protesta e së shtunës do të jetë paqësore.

Kurse kërkesat kryesore, sipas Ymerit do të jenë, të shfuqizohen vendimet e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike për shtrenjtim të rrymës, pastaj që Kombinati Trepça të shpallet me ligj ndërmarrje publike me status të veçantë, që të shkarkohet ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, të dorëhiqet kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, të shkarkohet menaxhmenti i Radio Televizionit të Kosovës si dhe të ndalet krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe./rel/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Vr!tet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar

Vr!tet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet