Marshojmë për Drejtësi”, një manifestim që meriton përkrahje e solidarizim!”, kështu ka thënë ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa
Mustafa, ka thënë se Ushtria Çlirimtare Kosovës, meriton përkrahje e respekt po ashtu dhe ish-krerët e saj që sipas Mustafa ata i kishin dalë përballë gjenocidet serbe ndaj popullit shqiptarë.
“Meriton respekt e përkrahje lufta e UÇK-së dhe meritojnë drejtësi luftëtarët e saj që dolën në ballë për të ndalur masakrat e shtetit serb dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve. Kosova sot është e lirë falë luftës së UÇK-së, mençurisë politike të Ibrahim Rugovës dhe ndërhyrjes së NATO-s”.
“Kemi qenë bashkë në kohërat më të vështira; jemi solidar sot me të gjithë ata që kontribuuan për liri e pavarësi dhe me ata që ishin shembull i gatishmërisë për të zbardhur çdo dyshim në luftën e drejtë dhe të pastër, sepse besonin në Drejtësi!”, ka shkruar në Facebook Mustafa.
Ndërsa Mustafa ka përfunduar duke thënë se ai është me mendje me ata që do të marshojnë për Drejtësi.