Mustafa e Pacolli takohen në një lokal në Prishtinë (Foto)

E publikuar: 04/09/2017 13:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, është duke zhvilluar një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Pacolli e Mustafa janë takuar në një restorant në Prishtinë.

Siç dihet, AKR e Pacollit dhe LDK e Mustafës janë në koalicionin LAA, të formuar parazgjedhjeve.

Sipas asaj që stafi i kryeministrit në detyrë i kanë thënë Klan Kosovës, Mustafa e Pacolli po zhvillojnë një takim pune.