Mustafa: E mirëpresim ndihmën e BE-së kundër korrupsionit

E publikuar: 26/05/2016 10:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka thënë se BE-ja është e mirëpritur për ta ndihmuar Kosovën në luftën kundër krimit ekonomik.

“Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit , terrorizmit dhe dukurive tjera” ka thënë kreu i Qeverisë, njofton Klan Kosova.

Këto deklarata ai i bëri me rastin e lansimit të projektit të përbashkët të Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës.