Mustafa e Basha përkahin politikanin austriak (Video)

E publikuar: 10/10/2017 11:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sebastian Kurz, kryetar i Partisë Popullore të Austrisë dhe shef i diplomacisë së këtij vendi, ka marrë përkrahjen e zyrtarëve dhe udhëheqësve politikë të Kosovës, Shqipërisë dhe Bosnjës, njofton Klan Kosova.

Ish-kryeministri njëherit kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha dhe ministri i Punëve të Jashtme të Bosnjës, Igor Crnadak janë në mesin e politikanëve që e kanë mbështetur Kurz përmes video mesazheve në prag të zgjedhjeve parlamentare të së dielës në Austri.

Politikani austriak videon e ka postuar në profilin e tij në Facebook bashkë me mesazhin në të cilin thotë se siguria dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është në interes të Austrisë, duke qenë se ky rajon ndodhet në afërsi të këtij vendi.