Ish-Komandanti i Zonës së Llapit, Rrustem Mustafa, ka thënë se Gjykata Speciale do t’i rrëzojë thashethemet për dyshimet se UÇK ka kryer krime.
Mustafa ka thënë se të gjithë luftëtarët do të dalin faqebardhë dhe do të rrëzohen edhe thashethemet edhe ndaj tij.
“Politika ndërkombëtare e ka dëshmuar dhe me herët përkrahjen e popullit tonë, gjykata special do të vërteton këtë, dyshimet dhe thashethemet për mua, apo individët e tjerë duhet rrëzuar, kjo kërkohet tani dhe luftëtarët e LIRISË do të dalin faqebardhë..!!”, ka shkruar Remi.
Lexojeni të plotë postimin në Facebook
Gjykata speciale nuk e dëmëton vendin tonë!
– Me dinjitet duhet kaluar sfidat dhe nga akuzat të dalim faqebardhë.
– LIRINË po e gëzojmë të gjithë, nuk ka rrezik të bëhet degradimi i vlerave të UÇK’së, askush nuk do të tentoj ta bëjë këtë, jemi provuar kaq shumë vite, duhet përfunduar edhe këtë sprovë,nuk kemi pse i marrim kohë ecjes së vendit drejt perendimit (Europës).
– Politika ndërkombëtare e ka deshmuar dhe me heret përkrahjen e popullit tonë, gjykata special do të vërteton këtë, dyshimet dhe thashethëmet për mua, apo individet e tjerë duhet rrëzuar, kjo kërkohet tani dhe luftëtarët e LIRISË do të dalin faqebardhë..!!