Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, takohet sot në Berlin me Kancelaren Federale të Gjermanisë, Angela Merkel
Kryeministri Mustafa, gjatë vizitës zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë, do të pritet me nderime ushtarake nga Kancelarja Merkel, në Zyrën e Kancelares Federale, njofton kumtesa nga Kryeministria.
Në takimin ndërmjet Kryeministrit Isa Mustafa dhe Kancelares Angela Merkel do të bisedohet për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve, për proceset në Kosovë, për marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian, si dhe për procesin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
Gjatë vizitës zyrtare në Gjermani, kryeministri Isa Mustafa, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë Hashim Thaçi, ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të tjerë të lartë gjermanë.