Kryeministri dhe i pari i LDK-së, Isa Mustafa përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ka thënë se demokracia brenda partisë së tij, është shembull edhe për rajon.
Ai madje, vlerësimet e analistëve i ka quajtur, vajtuese dhe të logjikës së falltarve.
Ja postimi i plotë i Mustafës:
Zgjedhjet në Lidhjen Demokratike të Kosovës, mund tu shërbejnë jo vetëm subjekteve vendore si shembull i demokracisë, por edhe vendeve në rajon.
Edhe pse janë vajtuese dhe të logjikës së falltareve shumë nga vlerësimet e analistëve për LDK-në, me rëndësi është që shumë nga ta, të dijshëm e të padijshëm, kanë gjetur punë me temën e LDK-së. Ky është edhe një kontribut i LDK-së.
Demokracia e brendshme që po manifestohet në LDK, i shërben emancipimit politik të vendit. I shërben edhe arsimimit demokratik, për çfarë ky vend ka nevojë.