Kreu aktual i LDK’së Isa Mustafa është zgjedhur si delegati i parë i degës së katër të partisë në Prishtinës.
Kryeministri Mustafa ri garon për të parin e LDK’së dhe deri me tash mundësinë për të garuar kundër tij e ka bërë publike vetëm rivali i tij partiak, Fatmir Sejdiu, shkruan Gazeta Express.
Zgjedhjen e Mustafës si delegati numër 1 i degës së katër të LDK’së në Prishtinë e ka bërë publike këshilltari i tij për rini, Armend Ibrahimi.