Mustafa: Çështja e demarkacionit duhet të përmbyllet

E publikuar: 16/09/2016 22:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I ftuar në emisonin “Argument Plus” në RTV 21 ishte kryeministri i Kosovës Isa Mustafa.

Kryeministri Mustafa sa i përket takimit me liderët politikë tha se javën e ardhshme s’mund të mbahet sepse do të jetë jashtë. Ai tha se takimi do të ndodh pasi të përfundojë një cikël i takimeve të cilat i ka paraparë me shumë subjekte edhe shtetërore edhe subjekte të tjera që ndërlidhen prapë me fakte për demarkacionin.

Mustafa sa i përket çështjes së demarkacionit tha kjo çështje duhet te pëmbyllet.

“Kjo çështje duhet te pëmbyllet sepse në qoftë se mbetet si e tillë e hapur ajo edhe na pengon në proceset e tjera edhe nuk ndihmon që ne ta zgjidhim problemin e kufirit”, u shpreh Mustafa.

Mustafa tha se kufiri administrativ duhet të shndërrohet në kufi nderkombëetar sepse ne po i japim formën shtetit të Kosovës edhe përmes kufinjëve.

“Ai kufi duhet t’iu përgjigjet standardëve me të cilat ne i kemi shpallur pavarësinë e Republikës së Kosovës, që nënkupton se e kemi respektuar Pakon e Ahtisarit “, theksoi kryeministri Mustafa.

“Mendoj që këtu s’ka shumë hapësirë që ne tani të kthehemi me herët ose në periudha të tjera kohore sepse pavarësia është shpallur mbi 7 kritere të caktuara me të cilat ne duhet t’i respektojmë“.

Ai ka bërë me dije se nëse Demarkacioni nuk përfundon, atëherë edhe vizat mund të shtyhen.

“Unë nuk mund te them sigurtë. Por besoj që në fillim të vitit 20017 vizat do të hiqen. Këtë e them se nëse përfundon Demarkacioni sa më shpejt. Nëse kjo nuk kryhet atëherë as vizat nuk do të hiqen në vitin ardhshëm”, ka thanë Mustafa./RTV21/