Mustafa: Çdo palë zgjedhje kam rritur numrin e votave për LDK-në

E publikuar: 13/01/2021 22:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i LDK, Isa Mustafa deklaroi se Vjosa Osmanin e kanë mbështetur si kandidate për kryeministre, por ajo nuk ka shprehur asnjëherë vullnet dhe gatishmëri që të marrë përsipër drejtimin e partisë.

“Unë në vitin 2017 kishim një tubim në Istog dhe aty deklarova që nuk do jem kandidat për kryeministër. Objektivi im ka qenë që të hapet rruga për të tjerët që të kandidojnë në atë post. E kam diskutuar që kryetari i partisë të mbajë rolin e drejtimit të partisë, kurse rolet e tjera në Kuvend dhe qeveri të ndahen për individë të tjerë,” tha ai.
Mustafa u pyet se përse nuk largohet nga drejtimi i LDK, kur ka dalë parti e dytë ose e tretë në katër palë zgjedhje.

Kryetari i LDK tha se ndryshe nga sa thuhet, në vitin 2010 zgjedhjet janë vjedhur në mënyrë industriale nga PDK.

“Në çdo palë zgjedhje e kam rritur numrin e votave për LDK-në dhe numri i deputetëve ka mbetur stabil,” tha Mustafa në Syrinet.

I pyetur se kush mund të jetë pasuesi i tij si kryetar i LDK-së, ai tha se nuk flet me emra. “Unë me emra do ju hyja në hak njerëzve që të flas,” tha Mustafa.