Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka marr pjesë në hapjen solemne të fabrikës se tekstilit S/Sprint e cila do të prodhon veshje sportive për të rritur.
Ai premtoi se do të ketë lehtësira për bizneseve, duke përfshirë edhe lirimin e taksa komunale. Hapja e kësaj fabrike në fshatin Letanc i komunë së Podujevës, u cilësua si një biznes që do të përfitojnë qytetarët.
Kryeministri Mustafa ka thënë se e gëzon fakti se nga 30 punëtor sa fillimisht ka kjo fabrikë, për një vit do të punësohen 200 persona.
Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të USAID-it, AKB-së, si dhe Komunës së Podujevës.