Mustafa i bindur, se LDK do të triumfojë më 22 tetor

E publikuar: 18/09/2017 13:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mstafa është shprehur i bindur se LDK do të triumfojë në zgjedhje lokale të 22 tetorit, transmeton gazetametro.net.

Kështu Mustafa u shpreh, në takimin e zhvilluar me të gjithë kandidatët e partisë së tij për kryetarë komunas, si dhe për Asmable Komnale.

“Unë jam shumë i bindur se degët kanë vendosur në mënyrën më të mirë. Dhe jam i bindur që me 22 tetor, ne bashkërisht do të kremtojmë fitoren e LDK-së, dhe fitoret tona individuale si kryetarë të komunave dhe si këshilltarë të Kuvendeve Komunale”, është shprehur kryetari i LDK-së.

Më tej i pari i Lidhjes Demokratike ka vlerësuar se këto zgjedhje sa janë të rëndësishme për partinë e tij, janë edhe për Kosovën.

“Unë vlerësoj se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për Kosovën, aq sa janë të rëndësishme për LDK-në”.

Ndërkohë, zgjedhjet lokale po afrohen (22 tetor) dhe partitë tanimë kanë nisur fushatën parazgjedhore për këto zgjedhje.

Ndërsa, Kosova në qershor ka mbajtur zgjedhjet parlamentare, ku fitues ka dalë koalicioni PDK-AAK-Nisma. Këta të fundit, në marrëveshje me Listën Serbe dhe AKR-në kanë votuar për Qeverinë e Ramush Haradinajt, i cili u zgjodh kryeministër më 9 shtator.