Mustafa: Asnjë gjykatë në Serbi s’ka të drejtë të dënoj ushtarët e Kosovës

E publikuar: 18/02/2016 10:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në mbledhjen e Qeverisë foli ka folur për vendimin e Serbisë dje për dënimin e tetë ushtarëve të UÇK.

Ai tha se për të bërë këtë s’ka kompetenca asnjë gjykatë. Mustafa tha se asnjë gjykatë më Serbi s’ka të drejtë të dënoj ushtarët e Kosovës.

Mustafa tha se si Qeveri do të kërkojnë nga ndërkombëtarët që të ushtrojnë trysni ndaj Serbisë.

“Asnjë vendim i djeshëm i Serbisë ndaj eprorëve ushtarë s’do të ketë ndikim dhe s’do të zbatohet. Kosova është shtet i pavarur dhe për Serbinë qytetarët e Kosovës janë qytetarë të huaj”, tha Mustafa.