Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thanë se Gjykatën Speciale duhet ta votojnë të gjithë deputetët e Kuvendit. Ai ka thanë se themelimi i saj asht përgjegjësi e të gjithë atyne që kanë marrë votën e popullit. Mustafa ka thanë se kjo nuk mund t’i lihet barrë nji subjekti polik apo vetëm pozitës.
Ai ka thanë se kjo Gjykatë duhet të votohet mbrenda muajit Qershor.
“Gjykata duhet të votohet. Kjo duhet të përfundojë mbrenda këtij mueji. Nëse ne nuk e bajmë, atë do ta bajnë ndërkombëtarët. Ne nuk duhet ta lejojmë që nji gja e tillë të ndodhë”, ka thanë Mustafa në “Argument Plus” në RTV21.
Kryeministri pohoi se tashma nga drafti për Gjykatën asht heqë fjala gjenocid.