Mustafa: As Serbia dhe askush nuk fiton nëse Kosova mbetet e izoluar

E publikuar: 31/10/2015 12:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, është shprehur optimist sa i përket anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.
“Në javën e dytë të nëntorit në konferencën që do të mbahet do të vendoset për Kosovën. Presim që vendet ta votojnë anëtarësimin”, tha Mustafa në një konferencë për media, ku ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri, Kujtim Shala, njëherësh, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, raporton Gazeta Tribuna.

Mustafa tha se fushata jonë që Kosova të jetë e barabartë ka hasur në një fushatë negative të Serbisë.

“Kosova është shtet demokratik. Kosova është zotuar duke dhënë garanci të kishës ortodokse serbe. As Serbia dhe askush nuk fiton nëse Kosova mbetet e izoluar. Kosova ka marr për obligim ta njeh kishën ortodokse serbe dhe ta respektoj emrin e saj. Ligji për trashëgiminë kulturore do te vazhdoj edhe më tutje të punohet . Kërkoj përkrahjen e merituar të gjitha vendeve për anëtarësimin e Kosovës në Unesco. Ne jemi shtet që meritojmë të jemi në një organizatë të tillë” u shpreh kryeministri Mustafa.

Në anën tjetër, ministri, Kujtim Shala , u shpreh se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e konsideron çështje të rëndësishme anëtarësimin e Kosovës në Unesco.

Ai tha se Kosova mbron dhe ruan trashëgiminë e saj, andaj nuk ka arsye që Kosova të mbetet e izoluar.

Shala shtoi se kemi edhe shumë punë për të bërë në mbrojtjen e trashëgimisë, duke pohuar se trashëgimia kulturore i përket popullit të Kosovës dhe sipas tij, secili qytetar i Kosovës e ka të drejtë ta ruaj trashëgiminë e kulturës.