Mustafa: As pseudo-intelektuali Qosja s’mund ta ndihmojë opozitën në rrëzimin e Qeverisë me dhunë (Video)

E publikuar: 11/01/2016 22:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se nuk do të realizohen thirrjet e opozitës për rrëzimin e qeverisë me dhunë.

Ai e ka quajtur Rexhep Qosjen pseudo-intelektual dhe thotë se as thirrjet e tij nuk i ndihmojnë opozitës në kauzën e rrëzimit të qeverisë me dhunë.
“Nuk do të realizohen thirrjet e pseudo intelektualëve që kjo të bëhet në stilin e revolucionit demokratik të vonuar si në Shqipëri, atë nuk do ta lejojmë në Kosovë. Në Kosovë ndryshimi mund të bëhet vetëm përmes votës së qytetarëve. Sigurisht zoti Qosja sepse ai thirrej në revolucionin e vonuar në Shqipëri dhe nuk ka dhënë më kurrë përgjigje për ato viktima dhe kujt i shërbeu ai revolucion”, ka thënë Mustafa në intervistë për RTK’në.