Mustafa: 4 korriku, data më e rëndësishme e njerëzimit

E publikuar: 04/07/2016 16:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

arësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bashkuar zyrtarët më të lartë të politikës në Kosovë për të uruar me qëndrime pothuajse të njëjta popullin dhe shtetin amerikan.

Shefi i qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa e konsideron Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara si “një prej datave më të rëndësishme në historinë e njerëzimit, pasi që në këtë ditë u miratua Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara”.

Kështu është cituar Mustafa përmes komunikatës së dërguar mediave nga zyra e kryeministrisë.

“Që nga ajo kohë, kombi i madh amerikan ndërtoi shtetin më të fuqishëm në botë të bazuar në vlerat më të avancuara humane, duke e bërë atë simbol të lirisë dhe demokracisë globale”, ka thënë më tej kryeministri i Kosovës në urimin për festën e pavarësisë së SHBA-ve.

Pavarësia e SHBA-ve nga Britania e Madhe dhe mbreti i saj është deklaruar më 4 korrik 1776, në Filadelfia të Pensilvanisë, pas 442 ditë luftimesh.

Kryeministri Mustafa ka thënë se “Qytetarët dhe Qeveria e Kosovës i janë përjetë mirënjohës SHBA-ve për përkrahjen e ofruar”, ndërsa ka kujtuar se banorët e Kosovës mbesin “populli më proamerikan në botë dhe ne jemi shumë krenar me këtë fakt”.

Ditën e pavarësisë së SHBA-ve e kanë uruar edhe zyrtarë të tjerë të lartë të Kosovës.

“Sa herë kujtojmë 4 Korrikun e vitit 1776, ditëlindjen e kombit amerikan, njëkohësisht kujtojmë dhe nderojmë vlerat që mishëron ky komb, demokracinë liberale, sundimin e ligjit, sovranitetin e popullit, liritë dhe të drejtat e njeriut”, citohet të ketë thënë kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli.

Ai më tej ka shtuar se “janë pikërisht këto vlera, falë të të cilave bota është më paqësore, më e drejtë dhe më e lirë. Janë po këto vlera që mundësuan lirinë dhe pavarësinë e atdheut tonë- Kosovës”, transmetonrl.

Ndërkaq, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në urimin e tij për këtë përvjetor të pavarësisë së SHBA-ve, ka thënë se “popujt dhe vendet e vogla, që kanë luftuar gjatë për lirinë dhe pavarësinë e tyre, siç është edhe Kosova, e kuptojnë më mirë se kushdo tjetër, përvjetorin e Pavarësisë së një populli dhe shteti të madh, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aq më tepër kur ky popull e ky shtet, ka bërë aq shumë për lirinë e popujve nëpër Botë, duke përfshirë edhe vendin tim!”