Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu më debatin parlamentar për rezolutën për mbështetjen urgjente për Policinë e ka lexuar një mesazh.
Musliu tha se ka marrë një mesazh nga një polic kufitar i cili i është ankuar për kushtet e këqija elementare.
Në këtë mesazh në të cilën e lexoi Musliu, thuhej se nuk kanë kushte bazike, as vetura zyrtare e as ujë të pijshëm.
“Më lejoni ta lexoj një mesazh që sapo e mora nga një pjesëtar i Policisë së Kosovë, emrin nuk do t’ia përmendi për shkaqe të përjashtimit nga policia. E nderuar deputete jam polic kufitar dhe gjendja në pikën kufitare së vijës së gjendjes është e mjerueshme, nuk kemi vetura të blinduara nuk kemi ujë të pije, nuk kemi mjete higjienike bazike, rrezikshmëria është shumë e lartë, punën e kryejmë me vetura të thjeshta e shumë të dëmtuara” deputete gjendja në pikat kufitare është shumë e keqe nuk kemi.”- thuhet në mesazhin të cilin e lexoi deputetja Musliu.
Tutje deputetja Musli pati kritika të ashpra për qeverisjen e udhëhequr nga Albin Kurti, në raport me trajtimin për Policinë e Kosovës.
Ajo tha se Kurti është një kryeministër i dështuar.
“Ti Albin Kurti je një produkt i porositur në AliaExpress, je një produkt i dështuar.”- u shpreh ajo.


















