Musliu e Kusari-Lila përplasen për ish-këshilltarin e Kurtit

E publikuar: 19/11/2020 21:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka adresuar kritika ndaj deputetëve të Kuvendit duke thënë se ata po e keqpërdorin diasporën.

Gjatë fjalimit në Kuvend, deputetja e partisë opozitare akuzoi kreun e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti se mori për këshilltar një kinez, duke aluduar në ish-këshilltarin e tij Tienmu Ma, derisa shtoi se ka djem të shkolluar në Kosovë.

Musliu: I doli radhë një kinezi të bëhet këshilltar i Albin Kurtit

Video

“Aq shumë është banalizuar diaspora sot sa që Kurti nuk pati mundësi ta gjejë një djalë të shkolluar ta bëjë këshilltar, por i doli radhë një kinezi të bëhet këshilltar i Albin Kurtit”, ka thënë Musliu.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Mimoza Kusari Lila nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, e cila akuzoi kolegen e saj nga radhët e PDK-së për racizëm.

Kusari-Lila: Nuk është mirë që në emër të diasporës të bëhet deklaratë raciste

Video

“Nuk është mirë që në emër të diasporës të bëhet deklaratë raciste. Këshilltari i Albinit nuk është kinez, por shtetas amerikan. SHBA është një vend ku ka përfaqësues të krejt botës apo një kazan i përzier ku ka ë gjitha racat dhe kombësitë”, ka thënë Kusari Lila.

E Musliu reagoi ndaj Kusari-Lila duke thënë se asnjëherë nuk bën deklarata raciste.