​Musiala operohet me sukses

E publikuar: 08/07/2025 10:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bayern Munich ka konfirmuar se Jamal Musiala i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale pas dëmtimit të pësuar gjatë ndeshjes çerekfinale të Kupës së Botës për Klube kundër Paris Saint-Germain.

Sulmuesi i talentuar 22-vjeçar pësoi një dëmtim serioz në fund të pjesës së parë dhe rezultoi me një frakturë të fibulës, si dhe një zhvendosje dhe thyerje të kyçit të këmbës. Musiala u detyrua të largohej nga fusha para fillimit të pjesës së dytë dhe u transportua menjëherë në spital për ekzaminime të mëtejshme.

Pas analizave të plota mjekësore, u vendos që ndërhyrja kirurgjikale të kryhej menjëherë pas kthimit të ekipit në Mynih. Operacioni është realizuar me sukses dhe, sipas mjekëve të klubit, Musiala ka reaguar shumë mirë ndaj trajtimit.

Rehabilitimi i tij do të nisë ditën e martë, me një program të strukturuar të rikuperimit fizik që do të mbikëqyret nga stafi mjekësor i Bayern Munich. Sipas parashikimeve fillestare, Musiala do të mungojë për disa muaj dhe rikthimi i tij në fushë nuk pritet të ndodhë para fundit të këtij viti.