Mushkolaj: Qytetarët nuk kanë arsye t’i respektojnë masat, vetë ata që i kanë vendos nuk po i zbatojnë

E publikuar: 29/01/2021 11:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, ka thënë se tashmë nuk ka arsye pse qytetarët t’i respektojnë masat pasi vetë ato që i kanë vendosur nuk po i zbatojnë.

Mushkolaj thotë se çdo ditë po shqiptohen mesatarisht 600 gjoba ndërsa partitë politike nuk po dënohen pavarësisht se mbledhin qindra vetë në tubime.

Reagimi i plotë:

Mesatarisht 600 gjoba në ditë shqiptohen nga policia për qytetarët që nuk mbajnë maskë dhe shkelin ligjin antiCovid.Ndërkaq partitë politike mbledhin qindra vetë nëpër tubime, pa respektuar asnjë masë dhe nuk dënohen. Nuk ka më kurrfarë kuptimi që të respektohen masat që i shkelin vetë ata që i kanë vendosur.