Mushkolaj pas dorëheqjes së Radojiçiq: Po tentohet me u nxjerr i pastër një subjekt paramilitar

E publikuar: 29/09/2023 14:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Imer Mushkolaj

Imer Mushkolaj

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka njoftuar se Milan Radoiçiq ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe.

Pas këtij lajmi ka reaguar njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj.

Mushkolaj tha se tani po provohet me u nxjerr i pastër një subjekt parapolitik dhe paramilitar.

Reagimi i plotë:

Vuçiq po thotë që Radoiçiq ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Listës Serbe, në mënyrë që të mos e dëmtojë partinë. Veq shihni trikat e tyre tash, teksa provojnë me e nxjerrë të pastër një subjekt parapolitik e paramilitar.