Analisti kosovar, Imer Mushkolaj i ftuar në FRONTAL të T7 ka ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin për veprime të dyfishta. Mushkolaj ka thënë se tashmë janë bërë “dy Albin Kurta”, njëri që thotë se nuk e bëj Asociacionin dhe tjetri që çdo veprim e bën në drejtim të themelimit të Asociacionit.
“Z. Kurti ka vepru me dy standarde. Një herë ka thënë se bëj Asociacionin. Ndërkohë të gjitha veprimet i ka bërë në drejtim të formimittë Asociacionit. Janë dy Albin Kurta”, ka thënë Mushkolaj.
Unë kam qenë kundër Asociacionit të 2013-2015. Edhe kam protestuar kundër tij. Se çfarë Asociacioni do të sjell z.Kurti mbetet me e pa. Urojmë që Kurti të mos lejojë Asociacion me kompetenca ekzekutive”, ka shtuar tutje ai.“Ne kemi kërku që z.
Kurti të mos pranojë Asociacion të dëmshëm me çfarëdo çmimi. Ne s’po i themi prano. Por ne do t’ia përmendim çdo moment rrenën.
Unë e kam frikën që këto takime që mbahen për draftin e tjerjanë sa për sy e faqe. Ndërkohë që BE-ja dhe SHBA-ja kanë me e ofru një model të tyre”, ka shtuar Mushkolaj.