Sipas njohësit të çështjeve politike, Imer Mushkolaj Lëvizja Vetëvendosje bashkë me NISMA për Kosovë, do duhej të vepronte njëjtë sikurse AAK-ja, për bojkotin e Kuvendit. Kështu së paku do duhej të ndodhte nëse funksionojnë në një frymë, cilësoj Mushkolaj.
Në një prononcim për “Gazeta Blic”, analisti Mushkolaj për zhvillimet e sotme në Kuvend, ka vlerësuar se opozita nuk është duke arritur asgjë me veprimet e tyre, përveç që po i detyrojnë deputetët e koalicionit të zhvendosen në sallën alternative, raporton gazetablic.com
“Vetëm sa po i detyron deputetët e koalicionit të zhvendosen në sallën alternative, ndërkohë që punimet po vazhdojnë, vendime po merren, ligje po miratohen – fatkeqësisht me procedura të përshpejtuara pa debat, vërejtje e sugjerime substanciale”, ka thënë Mushkolaj.
















