Gjatë emisionit “Debat Plus”, anëtarja e Komisionit të Pavarur të Mediave, Luljeta Aliu, dhe analisti Imer Mushkolaj janë përplasur për mënyrën e zgjedhjes së kryetarit të ri të KPM-së.
Aliu tha se rregullorja përcakton këtë proces, ndërsa Mushkolaj e kundërshtoi, duke theksuar se rregulloret janë nënligjore dhe nuk mund të trajtohen si akte të veçanta.
“Draftet e aktet nënligjore duhet me i vu në dispozicion një spektri të gjerë që janë të interesuara. Pikë. Bazuar në ligje e ki këtë… Vendimet qysh merren në KPM janë të rëndësishme për palët… s’mundesh me thënë është akt i brendshëm dhe po e lejmë kështu. Më së pari ky është akt nënligjor, ligji iu thotë që duhet me dal në konsultim”, ka thënë Mushkolaj.
Gjatë debatit, ai i kërkoi sqarime Aliut dhe shprehu shqetësimin për transparencën e zgjedhjes, ndërsa Aliu e minimizoi rëndësinë e pyetjeve të tij, duke theksuar se nuk është kompetencë e tij të gjykojë procesin.
“Është akt nënligjor i veçantë. Akti ligjor i veçantë nuk del në konsultim publik”, ka thënë Aliu.
“Ti aty je mbështetëse e VV-së, e pushtetit… Ke qenë vazhdimisht në studio televizive për këtë arsye je në KPM”, i reagoi Mushkolaj anëtares së KPM-së.