Muriqi drejt podiumit të Këpucës së Artë – Prijnë Kane, Mbappe e Haaland

E publikuar: 07/04/2026 22:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Muriqi drejt podiumit të Këpucës së Artë, prijnë Kane, Mbappe e Haaland

Fundjava që sapo kaloi i la pozicionet kryesore të renditjes së Këpucës së Artë thuajse të pandryshuara.

Megjithatë, ka lëvizje interesante: sulmuesi kosovar Vedat Muriqi po ngjitet drejt podiumit, ndërsa për Lautaro Martinez renditja është gjithnjë e më afër një vendi në Top 10, shkruan.

Muriqi është bërë idhull te Mallorca dhe ka luajtur rol protagonistik në fundjavë me suksese të skuadrës së tij ndaj Real Madridit.

“Pirati” e shënoi golin e fitores në minutat shtesë duke arritur në kuotën e 19 golave sezonalë.

Ndërkohë, edhe kapiteni i Interit, Lautaro Martínez, e ka bërë një hap përpara në renditjen për Këpucën e Artë, duke u afruar gjithnjë e më shumë drejt një vendi në Top 10.

Renditja aktuale e Këpucës së Artë (me pikë):

Harry Kane (Bayern München) — 62

Kylian Mbappé (Real Madrid) — 46

Erling Haaland (Real Madrid) — 44

Igor Thiago (Brentford) — 38

Vedat Muriqi (Mallorca) — 38

Luis Suárez (Sporting CP) — 36

Deniz Undav (Stuttgart) — 36

Ayase Ueda (Feyenoord) — 33

Dion Beljo (Dinamo Zagreb) — 33

Paul Onuachu (Trabzonspor) — 33

Lautaro Martinez (Inter) — 32