Murati udhëton për në SHBA, merr pjesë në takimet vjetore të BB-së dhe FMN-së

E publikuar: 22/10/2024 11:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ministria njofton se ai do të marrë pjesë në takimet vjetore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, të cilat mbahen në Washington DC.

Po ashtu ai pritet të takojë edhe përfaqësues nga menaxhmenti i lartë i BB’së dhe FMN’së.

“Këto takime mbledhin ministrat e financave, guvernatorët e bankave qendrore, përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare financiare, përfaqësuesit e sektorit privat si dhe shoqërisë civile të shteteve nga e mbarë bota. Gjatë qëndrimit në Washington DC, Ministri Murati pritet të takojë përfaqësues nga menaxhmenti i lartë i Bankës Botërore dhe FMN-së, si dhe institucioneve tjera që marrin pjesë në këtë ngjarje.”