Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka kërkuar informata se sa mërgimtarë kanë bërë pagesën e policës së sigurimit gjatë periudhës 1 qershor-31 gusht 2022 dhe sa kanë aplikuar të rimbursohen nga Qeveria.
Ministri Hekuran Murati është përgjigjur në pyetjen e Musliut për numrin e aplikantëve.
“Sa i përket numrit se sa kanë qenë hyrjet, këtë informatë Ministria e Financave nuk e ka. Është informatë që e posedon Ministria e Mbrojtjes, Byroja Kosovare e Sigurimeve që i ka lëshuar polisat. Për periudhën që e keni cekur, numri i aplikantëve për rimbursim është 8 mijë e 845, por në tërësi kemi 11 mijë e 923”, tha Murati.