Murati thotë se opozita po i bllokon ligjet duke i dërguar në Gjykatën Kushtetuese

E publikuar: 17/09/2023 20:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, ka thënë se partitë opozitare po bllokojnë disa ligje duke i dërguar në Gjyaktën Kushtetuese.

Përmendi ligjin për Çmimet Tavan, Pagën Minimale dhe Ligjin për faljen e tatimit në pronë.

”Ligjet që po mbahen të bllokuara nga Gjykata Kushtetuese në emër të “interesit publik”: Ligji për çmimet tavan (dërguar nga LDK). Ligji për pagën minimale (dërguar nga AAK). Ligji për faljen e tatimit në pronë (dërguar nga PDK)”, ka shkruar Murati në Facebook, të dielën.

Opozita e ka akuzuar pushtetin për shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës.