Murati: Rama me tender 16.5 milionësh për kompani private, abuzim flagrant

E publikuar: 12/07/2025 13:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Abuzim flagrant e ka quajtur ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati shpalljen e një tenderi që, siç thotë ai, u bë nga Komuna e Prishtinës dhe Përparim Rama në vlerë prej 16.5 milionë eurove që, sipas tij, grumbullimin e mbeturinave t’ia japë një kompanie private.

“Kjo përkundër faktit që Komuna e Prishtinës ka Ndërmarrje Publike për grumbullimin e mbeturinave. Pra, diçka që mund të kryhet nga Ndërmarrja Publike me pak më shumë bashkëpunim e koordinim, po tentohet t’i jepet një kompanie private, për 16.5 milionë euro. Ky është abuzim flagrant i parave të taksapaguesve, sepse po shpenzohet për një shërbim i cili tashmë ofrohet nga një ndërmarrje publike”, tha ai.

Sipas Muratit, kjo nënkupton edhe falimentimin e ndërmarrjes publike dhe largimin nga puna të qindra punëtorëve. “Ku është prokuroria për këtë rast?”, ka shkruar, Murati.