Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka publikuar të dhënat mbi performancën financiare të kompanisë së ujësjellësit “Ibër-Lepenci”, pas publikimit të djeshëm të bisedave të kryeshefit të kësaj kompanie.
Murati thotë se deri në vitin 2022, kjo ndërmarrje kishte punuar me humbje, teksa vetëm nga viti 2022 e tutje, ka nisur të operojë me fitim.
“Sa herë që i dëgjoni piskamat e tyne, dijeni që pa dashje ua kemi shpu me gjylpanë dorën që e kanë pasur të futur në thes, teksa kemi qenë duke e qepur thesin e shqyer”.
Kjo më poshtë është performanca financiare e “Ibër-Lepencit” në 10 vjetët e fundit. Siç edhe shihet, ndërmarrja vetëm prej vitit 2022 e këtej ka filluar të operojë me fitim, kurse të gjithë vitet e tjerë paraprakë ka operuar me humbje 3-4 milionë euro në vit.
I lus mediat e pavarura të na tregojnë se kush ka udhëhequr “Ibër-Lepencin” përgjatë viteve sa ka punuar me humbje milionëshe”, shkroi Murati.
















