Propozimi i ministrit të Financave, Hekuran Murati, që komunat t’ua falin 100 eurot e para secilit tatimpagues të tatimit në pronë, nga opozita ka shkaktuar polemika të shumta me deputetë të opozitës, të cilët i thanë se nuk është propozim serioz, raporton Ekonomia Online.
Mirëpo sipas ministrit Murati, nga propozimi i tij do të përfitojnë rreth 500 mijë qytetarë.
Madje ai tha se propozimi i tij është mjaftë konkret.
“Unë propozim konkret dhashë. Rreth 500 mijë qytetarë preken nga propozimi im, janë diku rreth 370 mijë tjerë që i bie të paguaj pjesën e mbetur, propozimi ishte mjaftë konkret”, tha ai.