Murati: Me Qeverinë Kurti rritja ekonomike po vazhdon

E publikuar: 17/03/2024 15:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ekonomia e vendit ka vazhduar rritjen edhe në tremujorin e katërt gjatë vitit të kaluar.

Me anë të një postimi në Facebook, Murati ka theksuar se me Qeverinë Kurti ekonomisë i janë shtuar mesatarisht afër një miliardë në vit.

“Ekonomia e vendit ka vazhduar rritjen edhe në tremujorin e katërt gjatë vitit të kaluar, duke dëshmuar qëndrueshmëri të bizneseve tona përballë sfidave të njëpasnjëshme. Përderisa me qeveritë e kaluara për 3 vite ekonomisë i shtoheshin vetëm 1 miliardë euro, me Qeverinë Kurti për periudhën e njëjtë ekonomisë i janë shtuar 2.9 miliardë euro, apo mesatarisht gati 1 miliardë në vit.” – shkroi ai.

Ai thotë se sipas ASK-së, për TM4 2023 rritja reale e ekonomisë ishte 3.96%, “gjë që ishte në linjë edhe me pritjet tona”.