Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka thënë se asnjë qeveri tjetër nuk ka rritur pensionet sikurse Qeveria Kurti.
Ai ka thënë se ngjashëm kanë vepru edhe me pensionet për Personat me Aftësi të Kufizuara që sic thotë i gjetën me 75 euro në muaj, e sot është bërë 150 euro.
“Asnjë qeveri nuk i ka rritur pensionet sikurse Qeveria Kurti. Pensioni Bazik të cilin e gjetëm me vlerë 90 euro/muaj në fillim të mandatit, prej sot procesohet me rritje me vlerë 150 euro/muaj. Pra 60 euro rritje brenda mandatit, apo 67%. Ngjashëm edhe Pensionet për Personat me Aftësi të Kufizuara, të cilat i gjetëm me 75 euro/muaj dhe nga sot ato bëhen 150 euro/muaj, apo 100% rritje brenda mandatit. Gjithashtu, kemi rritur edhe mbështetjen për familjet që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara, por edhe pensionin invalidor e atë familjar. Qeveria për pensionistët”, ka shkruar Murati.



















