Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar si në përputhje me Kushtetutën ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale, të miratuar nga Qeveria në vitin 2023.
Ky ligj kishte shtuar skemën e Pensionit Kontributiv Parcial për personat e larguar dhunshëm nga puna gjatë viteve ’90, përcjell infosot.com
Sipas Muratit, kjo është hera e tretë që Gjykata Kushtetuese konfirmon kushtetutshmërinë e reformave ligjore të qeverisë, pas Ligjit për Pagën Minimale dhe Ligjit për Tatimin në Pronë – të dyja të kontestuara nga opozita.















